Jurgen Klop njihet si njeriu i mrekullive dhe tani po realizon të dytën apo të tretën në karrierë. Trajneri i Liverpulit e ka kthyer skuadrën e madhe, por së fundi “të rënë nga vakti”, në një pretendente për Championsin, ndërsa dy sezonet e fundit ka qenë edhe e fortë në kampionat. Cilat janë metodat që e bëjnë kaq efikas gjermanin?
Sipas burimeve tek Liverpuli, Klop ka mënyrën e tij shumë metodike të stërvitjes, tepër të kuptueshme nga lojtarët dhe të pagabueshme në ekzekutimin e ushtrimeve dhe të taktikave (edhe pse më së shumti, sulmuese). Së dyti, trajneri gjerman ka këmbëngulur që në fillim që futbollistët të ishin së pari shokë të mirë, dhe pastaj profesionistë ambiciozë. Kjo ka bërë që Liverpuli të jetë një “arrë” tepër e vështirë për t’u “thyer”, siç e tregoi edhe ndaj Sitit në Champions.
Shto këtu edhe rritjen e shpenzimeve dhe marrjen e lojtarëve të duhur si Salah, Firmino, Mane, Van Dajk, Milner apo të tjerë dhe ja, ky është Liverpuli i Klopit që ndoshta sezonin e ardhshëm do të kërkojë edhe Premier Ligën.
Sfidanti.al