Megan Rapinou vë në shënjestër yjet Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo!

Është jo vetëm futbollistja më e mirë e botës, por edhe luftëtarja më e madhe e këtij sporti për luftën ndaj padrejtësive shoqërore. Megan Rapinou, ylli i kombëtares së SHBA-së kritikoi dy yjet më të mëdhenj të dekadës së fundit për meshkuj, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, që sipas saj nuk po bëjnë diçka në luftën ndaj racizmit. “Ata mund të bëjnë shumë nëse do të vendosnin ta përdornin nivelin e tyre të madh të popullaritetit për të luftuar racizmin, për shembull, – tha Rapinou, – nuk po them të veshin një fanelë me shkrimin “BLM” (Jetët e zezakëve vlejnë), por që të bëjnë shumë më tepër”. Kapitenia amerikane, kampione e botës në fuqi, lavdëroi yjet e sporteve të tjerë si Ljuis Hamilton, Lebron Xhejms apo Naomi Osaka.

Sfidanti.al