Marej nuk ka qenë kurrë më afër “fronit të mbretit”

Në ranglistën e re të Shoqatës së Tenisistëve Profesionistë (ATP), Novak Gjokoviç vazhdon që të udhëheqë para Endi Marejit, por, sidoqoftë, ndryshimi në pikë kurrë nuk ka qenë, më parë, kaq i ngushtë, ndërsa, ditët e ardhshme, do të jenë të mbushura me veprimtari intensive. Këtë të hënë, në Paris, fillon turneu i mjeshtrave dhe ndryshimi mes këtyre dy tenisistëve është vetëm 1915 pikë.

Nole pauzoi javën e kaluar, ndërsa ka tre muaj pa fituar ndonjë trofe, ndërsa, nga ana tjetër, Marej do të vijë në kryeqytetin francez me titullin, të fituar në Vjenë, me të cilin iu afrua aq shumë rivalit të tij të madh, pasi ai ka 15 fitore “të lidhura” njëra me tjetrën dhe tre turne të fituar të njëpasnjëshëm (Pekin, Shangai dhe Vjenë). ATP-ja bëri të ditur, së fundmi, se ndryshimi në “fronin e mbretit” mund të ndodhë që më 7 nëntor, vetkuptohet, në rast se këtë e lejon Nolja. Një “zgjidhje” e tillë mund të arrihet, nëse Gjokoviçi nuk arrin në finale në Paris, ndërsa Marej do të ngrejë kupën më 6 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *