Lajmi bombe nga NBA; Entoni Devis kërkoi largimin nga Nju Orlins

Nga NBA vjen një lajm shumë i bujshëm; Entoni Dejvis ka kërkuar largimin nga Nju Orlins Pelikans. Ai që bën të ditur këtë lajm ishte gazetari i ESPN, Adrian Vojnarovski nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

‘Agjenti Ric Pol u bëri të ditur drejtuesve të Nju Orlinsit se Entoni Dejvis nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re dhe se ai ka kërkuar largimin-shkruan Vojnarovski që citoi një deklaratë të Ric Pol për ESPN

Basketbollisti 25 vjecar mund të rinovonte me Pelikans për 240 milionë Dollarë që do t’i përfitonte për 5 vjet për të qenë basketbollist i lirë në vitin 2020. Entoni Devis në këtë sezon ka regjistruar një mesarare me 29.3 pikë, 13.3 topa në tabelë, 4.4 asiste dhe 2.6 bllokime. Sipas agjentit të tij, Ric Pol, basketbollisti kërkon të transferohet te një skuadër fituese dhe që synon titullin në NBA.

sfidanti.al