Jo vetëm hall futbolli, hipizmi shkakton 500 milionë paundë humbje në Angli!

Deri tani kemi folur më shumë për “lojën e topit të këmbës”, por edhe për tenisin e basketbollin, ndërsa duhen “derdhur lot” edhe për hipizmin. Dyert e kompleksit të Klubit Xhokej (The Jockey Club) janë të mbyllura dhe vetëm atje priten 60 milionë paundë stërlina humbje. Në total, sipas mediave britanike, nga anulimi i Garës së Madhe Kombëtare (Grand National), dëmet financiare në Angli mund të shkojnë në 500 milionë paundë stërlina. Shumë nga këto janë para të basteve që do të vinin njerëzit për të gjetur kuajt fitues. Vjet, në Festivalin e Çeltënhamit u vunë 250 milionë paundë stërlina baste, ndërsa në kompleksin e Eintrisë (Aintree) ishin të pranishëm 155 000 spektatorë për 3 ditë. Koronavirusi vërtet do të bëjë dëm të madh në Britaninë e Madhe.

Sfidanti.al