UEFA vendos, Champions dhe Europa League shtyhen deri në një njoftim tjetër

Ndeshjet e Ligës së kampioneve dhe Europa League janë të pezulluara deri në një njoftim tjetër për shkak të coronavirusit. Ky është një prej vendimeve të marra nga UEFA në videokonferencën të zhvilluar këtë të mërkurë me sekretarët e Përgjithshëm të 55 Federatave të saj.

Qeveria e futbollit evropian zyrtarizoi gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp në përfundim të kësaj konference teksa  konfirmoi se I ka dhënë prioritet përfundimit të kampionateve të ndërprerë thuajse në të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër.

Vendimi tjetër që mori UEFA në mbyllje të videokonferencës ishte edhe shtyrja e ndeshjeve të playoffit për  në Euro 2020 nga ku do të dalin 4 skuadrat e fundit pjesëmarrëse të Evropianit të futbollit të vitit të ardhshëm. Sfidat e playoffit të Euro 2020 ishin parashikuar të zhvilloheshin në 26-31 mars për t’u shtyrë për në 4-9 qershor. Por këtë të mërkurë qeveria e futbollit evropian I shtyu ato për të dytën herë deri në një njoftim tjetër

Ndërkaq, javë më parë UEFA kishte shtyrë finalet e Ligës së Kampioneve për meshkuj e femra dhe atë të Europa League.

Sfidanti.al