Ideja e drejtuesve të Formula 1; më shumë se 21 gara në Boterorin e vitit 2019

Më shumë se 21 gara në kalendarin e Botërorit të Formula 1 që nga viti 2019. Kjo është ideja që po studiohet së fundmi nga drejtuesit e këtij kampionati. Sipas Drejtorit të Marketingut të Formula 1, Sean Bratches, puna për përcaktimin e kalendarit të kampionatit të vitit të ardhshëm ka nisur dhe të bën përshtypje prania e Çmimit të Madh të Francës e të Gjermanisë, ndërkohë që del gara e Malajzisë. Për vitin pasardhës kërkohet të kalohet në më shumë se 21 gara dhe e gjithë kjo bëhet për  më shumë të ardhura e sidomos të rritjes së interesit në aspektin sportiv për këtë kampionat.

sfidanti.al