Ideja e kreut të UEFA, Aleksander Ceferin: Botërori 2030 të organizohet në Evropë

Presidenti i UEFA, Aleksander ceferin i ka idetë e qarta për sa i përket vendit Organizator të Botërorit 2030. Në një intervistë për rrjetin BBC, kreu i qeverisë së futbollit evropian ka deklaruar se duhet të jetë kontinenti evropian ai të cilit i takon të mbajë këtë eveniment në 2030. ‘Në Evropë duhet të zhvillohet Kupa e Botës së vitit 2030, është koha për këtë-tha Ceferin-nuk mund të shesim të drejtat e këtij evenimenti thjesht tek ai që paguan më shumë. Por nuk mund të bëjmëndryshime të rregullave sepse FIFA ka shumë sponsorë që janë gati të paguajnë’. Sipas rregullores së FIFA, vendet organizatore të Botërorit përcaktohen në bazë të një rotacioni mes kontinenteve dhe ky eveniment nuk mund të kthehet në të njëjtin kontinent për 2 edicione. Ceferin nuk e bëri të ditur se cilin vend evropian preferon për të pritur Botërorin 2030, por theksoi se do të ishte mirë që ky eveniment të kthehet në Britaninë e Madhe pas 64 vitesh

sfidanti.al