‘Roland Garros’: Pas Nadal e Djokovic, edhe Murray në 1/8 e finaleve

Andy Murray i bashkohet Novak Djokovic dhe Rafael Nadal në fazën e 1/8 të finaleve të Roland Garros. Tenisti britanik arriti të eliminojë Juan Martin Del Potron të cilin e mposhti 3-0. Sfida ishte shumë e luftuar mes 2 tenistëve në 2 setet e parë, por më të mirën e mori pikërisht numri 1 i botës. Murray në momentet me vendimtare u tregua më i saktë në lojën e tij në krahasim me kundërshtarin dhe i fitoi setet e parë me rezultatin 7-6; 7-5. Në setin e tretë, argjentinasi Del Potro ishte krejtësisht i pafuqishëm dhe sfida pati vetëm një drejtim. Në këtë fraksion, Murray e shtypi krejtësisht kundërshtarin e tij duke e mbyllur atë 6-0 për të qenë mes 16 më të mirëve të turneut parizien.

sfidanti.al