‘Hapet’ loja; 32 sportistë të tjerë rusë kërkojnë pjesëmarrjen në Lojërat Dimërore

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv po ‘mbytet’ nga apelimet e sportistëve rusë, ndërkohë që pas 3 ditësh në Pjongçang do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore. këtë radhë janë 32 sportistë rusë që kanë bërë apelin e tyre në këtë institucion duke kërkuar që të lejohen të garojnë në këtë eveniment të rëndësishëm. Mes këtyre sportistëve rezultojnë edhe emrat e rëndësishëm të sportistëve dimërorë rus si Viktor Ahn, koreanojugori me pasaportë ruse, fitues 3 medajeve të arta në garat e patinazhit të shpejtësisë në 2014, sportisti i biatlonit Anton Shipulin apo patinatorja Ksenia Stobolova

Rastet e këtyre sportistëve do të shqyrtohen të gjitha një për një nga një komision ad hoc i ngritur nga IOC dhe që kryesohet nga Valeri  Furnero’.Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë kërkesë të 32 sportistëve do të merret brenda së mërkurës. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga 9-25 shkurt

sfidanti.al