Gjokoviçit nuk po i ndahen të këqiat, tani e braktisi  edhe Agasi

Legjenda e tenisit amerikan dhe botëror, Andre Agasi, nuk është më trajner i tenistit më të mirë serb, Novak Gjokoviç. Ish-tenisti i famshëm amerikan, gjatë kohëve të fundit, ka punuar në stafin e trajnerëve të Noles (Gjokoviçit) si trajner i përkohshëm, kryesisht, në turnetë Grand Slam.

“Unë kisha dëshirë të madhe që ta ndihmoja Novakun, por, megjithatë, ne, në shpesh raste, nuk merreshim vesh rreth disa çështjeve. Unë i uroj atij më të mirën në vazhdimim e karrierës”, i tha Agasi ESPN-së. Tani, Gjokoviçi ka vetëm një trajner, Radek Shtepanekun.

Sfidanti.al