Driblohet Lacio! Bie pre e mashtrimit, i vjedhin dy milionë euro

Klubi italian i Lacions u mashtrua nga hakerat që ia pakësun arkën me dy milionë euro. Ky klub i Serisë A, përmes postës elektronike, mori një mesazh nga klubi holandez i Fejenordit se kishte ardhur koha që ai të paguante këstin e fundit prej dy milionë eurosh për transferimin e futbollistit Stefam de Fraj. Në këtë e-mail, ishin shënuar edhe llogaritë bankare që gjoja i përkisnin Fejenordit, pra, me një fjalë, gjithѯka dukej se ishte në rregull. Lacio nuk vonoi dhe e pagoi shumën e kërkuar, por, më vonë, krerët e klubit lacian morën vesh se klubi holandez nuk kishte marrë asnjë cent dhe se ata, thjesht, kishin rënë pre e mashtrimit.

Autoritetet përkatëse në Holandë njoftuan se ka shenja se paratë ndodhen në një bankë holandeze dhe se ato janë vënë në ndjekje të hakerave që e organizuam mashtrimin financiar në fjalë.

Stefan de Fraj erdhi te Lacio nga Fejenordi, më 2014, ndërsa, gjatë kësaj vere, ai do të largohet nga ekipi roman dhe ka shumë mundësi që, si lojtar i lirë, t’i bashkohet Interit.

Sfidanti.al