Formula 1, Wolff: Mercedes dhe Hamilton janë bërë për njëri-tjetrin

Njoftime zyrtare për momentin nuk ka, por Toto Wolff jep një mesazh të fortë e të qartë për synimet e Mercedes në lidhje me të ardhmen e Leëis Hamilton.

‘Duam të kemi pilotin më të shpejtë për makinën tonë dhe unë e di që edhe Hamilton dëshiron të jetë në makinën më të shpejtë, kështu që rezultati reciprok është I dukshëm-tha Toto Wolf  gjatë prezantimit të telajos së makinës së re të Formula 1 Mercedes W11 që do të përdoret në botërorin e vitit 2020- Për 10 muaj I biem rrotull botës, por gjatë dimrit e lëmë njëri-tjetrin të qetë dhe biseda e fundit që kam bërë me Hamilton ka qenë ditën e Krishtlindjes. Kam besim në aftësitë e skuadrës për të bërë për vete pilotët më të mirë dhe Leësi e ka treguar se është piloti më I mirë në botë prej shumë kohësh. Shpresoj që të vazhdojmë të jemi në gjendje që t’I ofrojmë material më të mirit’.

Kontrata e Hamilton me Mercedes skadon në fund të 2020 dhe shumë shpejt palët do të nisin bisedimet për të kuptuar synimet e njëri-tjetrit. Ndërkaq, përsa I përket telajos së makinës së re, Mercedesi do të vazhdojë të ketë ngjyrën tradicionale gri, ndërkohë që disa zona të makinës janë të gjelbra për t’I bërë homazh Petronasit. Në të njëjtën kohë, skuderia gjermane bëri të ditur edhe nënshktrimin e një kontrate sponsorizimi prej 5 vitesh me kompaninë Ineos, logoja e së cilës do të jetë me ngjyrë të kuqe dhe që padyshim do të shfaqet në karrocerinë e makinës. Po kështu, në të është edhe një yll në nder të legjendës së Formula 1 Niki Lauda.

Sfidanti.al