Rio Ferdinand orët e fundit është bërë protagonist në media në lidhje me një rrëfim të tij për jetën personale në një dokumentar që u prezantua nga tabloidi britanik ‘Mirror’ e sidomos për mënyrën sesi e përjetoi ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij të parë Rebecca, teksa pranoi që u zhyt në alkool.
Në këtë dokumentar, Rio Ferdinand tregon sesa e vështirë ishte për të humbja e Rebeccas në maj të 2015 e cila ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së kancerit. ‘Pija shumë cdo natë pasi kisha vënë fëmijët në gjumë. Nuk isha mirë-tregon Rio Ferdinand-mendoja se po e fshihja këtë nga fëmijët e mi dhe kur e dëgjova për mua u bë shumë e vështirë. Njohja me Kate ndryshoi këtë dhe mund të shihet si dicka shumë e mirë. Mendova se nuk do të isha më kurrë I lumtur’
Teksa mendonte se pas vdekjes së Rebeccas, Rio Ferdinand nuk do të dashuronte dikë tjetër, jeta I dha një shans të dytë, teksa ai njohu Kate me të cilën u martua vitin e kaluar në Turqi. Tani cifti do të prezantojë dokumentarin me titull ‘Rio and Kate; Becoming a Step Family’ ku ata pretendojnë se të të flasësh për problemet të ndihmon për t’I kaluar
Sfidanti.al