Formula 1 mbush 70 vjec, e feston me një logo të re

2020 është një vit jubilar për Formula 1 që festoon 70 vjetorin e tij dhe këtë e bën me anë të një logoje të re. Në total do të jenë 3 imazhe festive; në njërën prej tyre është F1 përkrah numrit 50, në të dytën është fjala ‘seventy’; ndërsa në imazhin e tretë është numri 70 mbi sloganin ‘born 1950’(I lindur në 1950).

Dy linjat e logove janë një përfaqësim I pistës, ndërkohë që është edhe një element që njihet menjëherë. Logoja e re që u zbulua pikërisht në Ditën e parë të Vitit të ri do të jetë në të gjitha platformat digitale që nga 6 janari.

‘Për Formula 1 janë 70 vjet kurajoje dhe lavdie, fuqie e krenarie, lotësh e triumfesh, shpejtësie e suspense , por jemi vetëm në fazën e nxemjes-theksohet në një komunikatë ku theksohej gjithashtu edhe se logoja e re është vetëm fillimi I festimeve për këtë vit jubilar të Formila 1. Në 70 vjet të këtij kampionati janë shpallur 33 kampionë botëroë, 108 prej tyre kanë fituar gara dhe 764 pilotë kanë garuar me mbi 150 skuadra.

Sfidanti.al