Fetel e ka te qarte objektivin: Dua te fitoj titullin me Ferrarin

Sipari i Boterorit te Formula 1 u ngrit me 2 sesionet e para te lira ne Çmimin e Madh te Australise. Padyshim qe pretendentet kryesore per te fituar jane Ljuis Hamilton dhe Sebastian Fetel, te dy ne kerkim te titullit te 5 per pilote. Vetem nje dite me pare ne konferencen per shtyp, piloti gjerman e beri te qarte objektivin e tij per te fituar kete kampionat  edhe pse e di qe piloti per t’u mundur eshte pikerisht Hamilton.

‘Eshte e drejte qe Mercedes te konsiderohet skuadra favorite per titullin boteror-tha Fetel-por sezoni eshte i gjate. Kjo eshte vetem nje gare por ne kemi besim dhe shume arsye per te qene optimiste. Objektivi eshte te fitoj me Ferrarin dhe te fitojme sa me shume pike ne çdo gare’.

Fetel foli edhe per mundesine e fitimit te titullit te 5 ne Formula 1 qe do t’i jepte mundesine qe te barazoje Huan Manuel Fanhio.

‘Kam pasur me shume kohe se Ljuis Hamilton per te menduar per titullin e 5 boteror-tha Fetel-por e verteta eshte se e gjithe kjo eshte çeshtje numrash. Ajo qe dua eshte te jap maksimumin per te fituar. Kerkoj qe te arrij kenaqesine maksimale; fitoren me Ferrarin qe eshte skuadra me e madhe ne historine e Formula 1’.

Sfidanti.al