Fernando Alonso, karriera e re nis nga Daytona, arrin akordin me Cadillac

Fernando Alonso e ka shumë të vështirë që të qëndrojë larg garave automobilistike. piloti spanjoll që tashmë e mbylli kapitullin formula 1 do të zbresë sërish në pistë por në Daytonas ku do të marrë pjesë sërish në të famshmen garë  24 Orë që do të zhvillohet në 26-27 janar të vitit të ardhshëm.

Në edicionin e këtij viti, Alonso nuk pati fat dhe e mbylli garën 24 Orë të Daytonës në vendin e 13 për shkak të një problemi mekanik në makinën e tij Ligier JSP17 të United Autosport. tani ish kampioni i botës në Formula 1 do të bëjë një tjetër tentativë, por këtë radhë do të jenë në drejtimin e makinës Cadillac-Dallara e skuadrës së Uejn Tejlor. Gjatë këtij kompeticioni, Alonso do të alternohet në drejtimin e kësaj makine me Kamui Kobajashin, Xhordan Tejlon dhe Renxher Van de Zande.

sfidanti.al