Quhet Dorin Sajdel dhe njihej si një prej modeleve që kanë pozuar për revistën e njohur ‘Playboy’. por duket se bukuroshja gjermane e ka ndryshuar jetën e saj në mënyrë drastike pasi ka ndërmarrë një tjetër karrierë; atë të pilotes në garat automobilistike. Dorin Sajdel që tashmë është 33 vjec, është një prej 55 vajzave kandidate për t’u regjistruar në kampionatin e garave automobilistike ËSeries e dedikuar vetëm për femrat. Përzgjedhjet për këtë kampionat do të bëhen në fund të muajit janar dhe numri i piloteve që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në këtë kompeticion do të jetë 18.
Nuk është hera e parë që Dorin Sajdel vendos t’iu dedikohet garave automobilistike. Në vitin 2015 ajo debutoi në Audi TT Sport Cup e përfshirë në kampionatin DTM
sfidanti.al