F1, Vettel fillon të dorëzohet: Për Botërorin tani është e vështirë

‘Në bokse, Sebastian, në bokse. Do tërhiqemi-u mbyll kështu në mënyrën më të hidhur gara e Japonisë për Vettel, një tërheqje qe e largon praktikisht edhe nga lufta për titullin botëror për pilotë. ‘Nuk ishte dita jonë. Patëm një problem të vogël, por që u kthye në një tjetër akoma më të madh. Botërori?. Nuk duhet të jesh një gjeni në matematikë për të kuptuar se do të jetë e vështirë-tha Vettel pasi përshëndeti tifozët në tribunë’.

‘Kemi kaluar javë të lodhshme, tani duhet të kthehemi në shtëpi e të shplodhemi. I kemi mundësitë për të bërë mirë në 4 garat e fundit-shtoi 4 herë kampioni i botës në Formula 1.

E diela për Vettel rezultoi të ishte e pafat edhe para startit të garës , gjë që e pranoi ai vetë. ‘E kuptova që makina nuk kishte fuqi të pamjaftueshme. Ndoshta ishte një problem në ndezjen e gazit-tha Vettel-teknikët u përpoqën për të bërë dicka, por ishte e pamundur’.

Vendi i pestë pas parakalimeve të Kimi Raikkonen nuk mund të fshijë aspak zhgënjimin e Ferrarit. ‘Pozicioni në startin e garësnuk ishte idealja-tregon Raikkonen-u nisa mirë me gomat e buta dhe në xhiron e parë  kërkova të rikuperoj; porn ë tentativën për të kaluar një makinë Renault, por e mora shumë gjerë kthesën dhe humba pozicione kështu që m’u desh ta nisja nga e para. Makina nuk ishte e bilancuar në mënyrë perfekte dhe në fund , rezultati nuk ishte më i miri i mundshëm’.

Sfidanti,al