Rusi 2018, Costa Rica, skuadra e 13 e kualifikuar

Kosta Rika do të jenë për të dytën herë radhazi protagonistë të një botërori. Skuadra nga Amerika Qendrore barazoi  me Hondurasin falë golit të Ëaston në minutën e 95 për të marrë përfundimisht vizën për në Rusi. Ishte pikërisht kjo pikë që i mjaftonte Kosta Rikës për të siguruar një vend mes 32 finalisteve të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm. Për më tepër, Kosta Rika bëhet skuadra e dytë e zonës CONCACAF, pas Meksikës që preu biletën për në Botërorin 2018. Në vendin e tretë gjendet SHBA së cilës i duhet fitorja me Hondurasin për të siguruar matematikisht kualifikimin, ndërkohë që Panamaja edhe vetë Hondurasi do të luajnë për vendin e katërt që do të thotë pjesëmarrje në playoff ku përballë do të kenë Australinë apo Sirinë. Ndërkaq  numri i skuadrave të kualifikuara në Botërorin e vitit të ardhshëm ka shkuar në 13. Deri tani Rusisë i janë bashkuar: Brazili në Amerikën Latine, Irani, Japonia, Koreja e Jugut e Arabia Saudite në Azi, Belgjika, Gjermania,Anglia e Spanja në Evropë, Nigeria në Afrikë e Meksika e Kosta Rika nga Amerika Qendrore.

Sfidanti.al