Antonio Conte po përgatit rikthimin e tij në Itali. Të paktën kjo është ajo që theksohet në median britanike sipas së cilë, trajneri Italian do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. I pakënaqur nga lëvizjet e klubit londineZ në merkato dhe me shumë dëshirë për të qenë sërish në vendin e tij, Conte po planifikon të ardhmen e tij në Serie A. Gjithnjë sipas medias britanike, në gjurmët e Contes është Milani i cili me kohë ka nisur bisedimet për të bindur teknikun aktual të Chelseat për t’u bashkuar me projektin kuqezi. Conte ka një kontratë me ‘Blutë’ deri në 2019 dhe ka vendosur që të mos e rinovojë më atë duke i dhënë një mesazh të fortë klubit. I vënë në shenjëstrën e kritikave për mënyrën sesi e administroi cështjen Diego Costa, Conte nuk e ka fshehur asnjëherë zhgënjimin për mosarritjen e objektivave të cakutar në merkaton e tranferimeve të Chelseat, ndërkohë që edhe ostalgjia për kampiionatin italain duket se është rritur tek ai. ‘Italia është vendi im, do të kthehëm-kishte thënë kohët e fundit Conte-Nuk e di se kur do të ndodhë, por ky është objektivi’. Fjalë, që në Angli e përkthyen me divorc të parakohshëm nga Chelsea. Në fund të sezonit, Conte mund të nisë bisedimet me klubin londinez për gjetjen e një akordi për zgjidhjen e kontratës për t’u kthyer në kampionatin Italian.
Sfidanti.al