F1, Niko Rosberg bën parashikimin: Hamilton do të fitojë titullin e pestë

Ljuis Hamilton do të triumfojë edhe në Botërorin e Formula 1 të vitit 2018. Ky është parashikimi i bërë nga ish kampioni i botës në këtë kampionat Niko Rosberg dhe një kohësisht ish shok skuadre me britanikun te Mercedes. Vitin e kaluar në pjesën e parë të sezonit, Mercedes dhe Ferrari ishin protagonistë të një lufte te ndezur për titullin, madje ishte Fetel ai që kryesonte. Por më pas gjërat ndryshuan në mënyrë drastike në favor të skuderisë gjermane. Për Rosberg, këtë vit, Hamilton do ta ketë akoma më të vështirë detyrën e tij, por në fund do t’ia dalë mbanë të fitojë titullin e pestë

‘E bëj parashikimin tim duke u bazuar në atë cfarë ndodhi vitin e kaluar-tha Rosberg për televizionin RTL-Hamilton do të fitojë, por këtë radhë me vetëm 1 pikë më shumë se fetel. më pas do të renditen Valteri Botas dhe 2 pilotët e Red bull, maks Vershtapen dhe Daniel Ricciardo’.

sfidanti.al