F1, Coronavirus dhe në Australi; tërhiqet skuadra e McLaren

Coronavirus mbërrin edhe në Formula 1. McLaren bëri të ditur vendimin e saj për t’u tërhequr nga gara e Australisë e programuar të zhvillohet këtë fundjavë, pasi një punonjës i kësaj skuderie rezultoi pozitiv në testin e kryer me tampon për virusin Covid-19.  Skuderia britanike kishte bërë të ditur që  ky person ishte vënë në izolim menjëherë sa shfaqi simptomat e para, ndërkohë që tani do të hyjë edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe këtu përfshihen edhe dy pilotët Lando Norris dhe Carlo Sainz

Ndërkaq, kanë ardhur përgjgjet edhe të testeve të 4 anëtarëve të Team Haas, por ne rastin e tyre bëhet fjalë për një lajm  të mirë pasi ata rezultuan negativ. Në këtë pikë sipas  lajmeve që vijnë nga Australia, mendohet që gara të pezullohet. Drejtuesit e formula 1 dhe të FIA bënë të ditur se po koordinohen me autoritetet për të vendosur për hapat që do të ndërmerren dhe vendimi përfundimtar mund të merret në mëngjesin e së premtes me orën evropiane

sfidanti.al