F1, Botas i merr pole postion Hamiltonit në shtëpinë e tij, Britani

Është Valteri Botas ai që do të niset i pari në garën e së dielës në Cmimin e Madh të Britanisë që është ndalesa e dhjetë e Botërorit të Formula 1. Piloti finlandez i Mercedes ia rrëmbeu pole positionin shokut të t të skuadrës që ishte në shtëpinë e tij me një kohë vetëm 6 të mijtat më të shpejtë se ajo e Britanikut.

1 minutë, 25 sekonda e 93 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Botas dhe që la kampionin e botës në vendin e dhytë. Kohën e tretë më të mirë në kualifikueset e kësaj të shtune e regjistroi Lëklerk me Ferrarin me vetëm 79 të mijtat më shumë se Mercedesi. Ai që do të jetë bashkë me të në vijën e dytë të nisjes është pikërisht Maks Vershtapen me Red Bull, ndërkohë që zhgënjeu Sebastian Fetel që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Me këtë rezultat, Botas ndërpret dominimin 4 vjecar të Hamilton në provat kualifikuese në pistën e Silverstone në Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

sfidanti.al