‘El Clasico’ luhet jashte fushe; me aktoren Andrea Duro e moderatoren Irene Junquera

‘El Clasico’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës luhet edhe jashtë fushe. Në prag të supersfidës së “Santiago Bernabeut”, dy prej fitgurave më të njohura në spanjë, aktorja Andrea Duro dhe moderatorja Irene Junquera bënë parashikimet e tyre në lidhje me këtë ndeshje të cilën ato do ta përjetojnë në mënyrë  intensive Andrea Duro, protagoniste e serialit ‘Velvet’. AJo  është një tifoze e Barcelonës dhe pritet të jetë në tribunën e ‘Bernabeut’ në mbrëmjen e së dielës dhe  deklaroi se shopreson që Messi të jetë protagonist i ‘El Clasicos’  dhe se Isco është lojtari i Realit që ajo do të donte t’ia hiqte Realit të Madridit.

Ndërsa moderatorja Irene Junquera që është tifoze e Realit të Madridit thekesoi se ai që do të vendosë El Clasicon do të jetë pikërisht Sergio Ramos dhe se pret të shohë një Barcelonë të tërbuar në fushën e lojës pas eliminimit në Ligën e kampioneve. Për Junquera, lojtari që do t’i hiqte Barcelonës është pikërisht Gerard Pique, për të cilin nuk e ka fshehur admirimin.

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *