Çiklizmi italian qan Michele Scarponin. ish kampioni i Giro D’Italiasu nda në mnëyrë tragjike nga jeta në moshën 37 vjeçare pasi u bë protagonist i një aksidenti rrugor ndërsa ishte duke u stërvitur. Ngjarja e rëndë nddodhi në Filottrano qyteti i tij i lindjes, kur u përplas nga një furgon, drejtuesi i të cilit nuk e vuri re ciklistin që i kishte prerë rrugën. Në harkun e pak minutave në vendngjarje u dërgua ambulanca, por ishte e pamundur për mjekët që të mbanin në jetë Michele Scarponin.
Profesionist që nga viti 2002, Scarponi rriti të fitojë Giro D’Italian në 2011, sukses që i erdhi pas skualifikimit të Contador. Përpara 5 ditëve italiani i skuadrës Astana fitoi etapën e parë të Turit të Alpeve në Austri ndërkohë që aktivitetin e mbylli në vendin e 4-t. Në edicionin e 100 të Giro D’Italias, ai do të ishte në rolin e kapitenit të Astanës pas tërheqjes së Fabio Aru.
sfidanti.al