Adios Endurance! Fernando Alonso i thotë lamtumirën Botërorit

Fernando Alonsoi thotë lamtumirën Botërorit Endurance.vetë piloti spanjoll ka konfirmuar këtë lajm duke deklaruar se gara e 24 orë e Lë Mans do të jetë e fundit për të në këtë kampionat ku ai garon me skuadran Toyota TS050 Hybrid.

Alonso i thotë lamtumirën kampionatit endurance, por jo skuadrës japoneze me të cilën ka hedhur idenë për të garuar në Rally Dakar, por ëndrra e spanjollit është të rikthehet në Formula 1, gjë që mund të ndodhë shumë shpejt. Ajo që të bën përshtypje është se gjtihcka pritet të ndodhë pas një fitoreje të mundshme të Alonsos në garën 500 Milje të Indianapolis, që do të bënte 38 vjecarin që të siguronte të famshmen Triple Crown.

Ndërkaq, mësohet se vendin e Alonsos te Toyota TS50 Hybrid për vitin 2020 do ta marrë Brendon Hartli i cili në 2018 ishte pjesë e Formula 1 teksa garonte për Toro Rosson, ndërkohë që ka bërë edhe rolin e pilotit të simulimeve te skuadra e Ferrarit.

sfidanti.al