Përse kjo “lojë sulmuese” ndaj Hafizit? Përse-të e javës

-Përse trajneri i Kombëtares, De Biazi është hedhur në sulm kundër ish-trajnerit, Hafizi dhe ish-  ndihmësit të tij, Lala?

-Sepse italiani u lodh duke qëndruar në mbrojtje kur luan në fushë, të paktën të praktikoj sulmin nëpër media…

– Përse presidenti Duka paska bërë ironi se ..është akoma pa gjumë, ngaqë ish-trajneri i Shpresave, Redi Jupi, akoma nuk i ka çuar dorëheqjen më shkrim!

– Përse Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, po kapërcen kufinjtë tradicional të polemikës me italianin e Kombëtares?

– Sepse edhe shefat nuk janë më antiplumbi për De Biazin, si dikur, që po të flisje kundër njeriut të stolit të ktheheshin shigjetat..

– Përse italiani Agostineli mori përsipër taktikisht gabimin në humbjen me Tiranën, gje që ndryshon nga rituali Italianëve që kemi parë?

– Sepse donte të shpëtonte moralin e ekipi, kur në pjesën më të madhe të ndeshjes, më shumë pozoi sesa u merakos për të rigjetur stilin e vet…

– Përse përflitet se pas largimit të Jupit nga Shpresa, radha për të marrë ekipin e 21 vjeçarëve është bërë e madhe në zyrën e shefit?

-Sepse sa herë që presidenti bën “gol” në stolin e Shpresave, një dyzinë me trajnerë, nga ata me ekip dhe pa ekip, premtojnë se  ekipin do ta bëjnë një bahçe plot me lule..

– Përse në Vlorë, shpesh e më shpesh, dëgjohet se adminitratori Sinani i Flamurtarit, kur kazani zien në klub, ai i mbath për në  Turqi?

-Sepse u kishte premtuar futbollistëve se do të ishin më të lumtur se me Gjikën, ndërsa faktet thonë “ Hip në Stamboll dhe shiko ..Flamurtarin”