Si t’ia mbyllim gojën Igli Tares? I vetmi nga brezi i “legjendave”…!

Sa herë që Igli Tare vë dorën në plagët tona të futbollit, Italia na duket sikur është më afër nesh, madje na duket sikur nuk kemi as edhe detin në mes!  Nuk ka një tjetër si ai, në gjithë atë brez me emra të nderuar,  të rikthehet herë pas here në skenën e zaptuar të futbollit, për të shpërfillur “demonët” që nuk shkulen edhe as tunden, por mëkatojnë edhe  pas 20 vitesh.

I pyetur për statutin e ri të FSHF-së, tamaqm ky i fundit që kapi me “lavdi” majën e turpit,  Tare ka komentuar: “  Si mund të mohosh drejtimin e futbollit shumë figurave të futbollit shqiptar!  Mendoj se është një zgjedhje dobësie..” Në fakt, për hir të së vërtetës, më shumë është një zgjedhje frike e një njeriu  që mbetet i pangopur , një babazitës kampion në fron, të cilit nuk e guston më  eliminimi me garë të tredhur i kundërshtarëve, por kërkon t’i avullojë qysh në ..letrat e lodhura të Statutit.

Ka shumë futbollistë që pasi varin këpucët e futbollit në gozhdë,  kanë vdekur  edhe mendimet rebele  në një “gozhdë” e cila po mbahet e ndryshkuar edhe pse u kalcifikua prej 20 vitesh. Igli Tare është i vetëm  në një brez që kur  shfaqet në ndeshje ceremoniale ka qejf të pëgazohet si “brezi i legjendave” ,  ndërsa kur vjen puna për t’u përballur me të keqen më të madhe, diktatin që ka shpuar topin prej kohësh, ky brez  shndërrohet në brezin që s’ e thotë dot fjalën me talent, siç bënte dikur me topin në fushë..

Igli Tare është “mohikani i vetëm”.Shqyqyr Zotit që herë pas herë del nga orbita e Lacios, për të prekur një realitet  primitivist, të pakrahasueshëm me një vend tjetër, ku gara me ekipet është si karamele kur komandohet prej vitesh, pasi  gara me njerëzit , sidomos ata që shkaktojnë makthe  për fronin, është e vdekur  qysh në statutet që ..lindin!

Sfidanti.al