Për një tifoz, nuk ka asgjë më të dhimbshme se një dashuri e tradhëtuar. Të shohësh largimin e një prej idhujve historikë, është gjithnjë një goditje e fortë në zemër për atë që mbështet një skuadër dhe kjo duket qartë kur bëhet fjalë për lojtarët më me peshë. Në NBA dinë dicka për këtë tifozët e Houston Rockets të cilët kanë një pështjellim ndjenjash mes trishtimit e zhënjimit dhe hidhërimi u zgjerua akoma më shumë pas lajmit të lamtumirës së James Harden
‘The Beard’ ishte një prej shtyllave më të forta të skuadrës teksane ku ai u aktivizua për 9 vjet që nga momenti kur vendosi të lëtë Oklahoma City Thunder menjëherë një ditë pas finales së humbur ndaj Miami Heat në 2012. Me kalimin e viteve, në mënyrë të paevitueshme u bë simbol i shpresave të fitores për tifozët e Houston, ëndrra që shpesh janë thyer nga skuadra më të forta e më eksperte si Golden State i Stephen Curry në 2019. Tani Harden vendosi të largohet te Brooklyn Nets duke i befasuar tifozët e duke iu lënë një ndjenjë të fortë të tradhëtisë
Por është dikussh që vendosi të hakmerrej në mënyrën më origjinale. Bëhet fjalë për Sean Qureshi , pronarin e një lavazhi makinash që gjeti mënyrën sesi të përfshijëtë gjithë ata që nuk duan të falin Harden. Të gjithë ata që paraqiten te ai duke dorëzuar fanelën e Rockets të ish idhullit te tyre do të mund të marrin shërbim falas. Por cili do të jetë fati i fanelave të Harden? Qureshi iu përgjigj kësaj pyetjeje kur foli për TMZ Sport.
‘Kam ndërmend t’i djeg-tha Sean Qureshi-nëse zjarrfikësit do të më lejojnë do të ndez një zjarr të madh me këto fanela kur Harden të kthehet këtu në Houston’.
Zakonisht thuhet se hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, por në këtë rast rrezikon të jetë me të vërtetë përvëluese.
Sfidanti.al