Disa mite të sportit duket se nuk njohin kufij. Një prej kampionëve që nuk njeh moshë, që nuk ndjen vitet që ikin është me siguri, Tom Brady. Ylli i National Football League ia doli mbanë të realizojë një tjetër arritje të madhe; coi në finalen e Super Boël skuadrën e tij të re, Tampa Bay Buccaners në moshën 43 vjecare. Edhe pse Tampa Bay nuk shihet si favorite për të fituar finalen e 7 shkurtit, Brady është shumë pranë fitores së titullit të tij të 7.
Ndoshta për këtë amerikani duhet të këshillohet me Leëis Hamilton, që në 2020 fitoi titullin e tij të 7 për pilotë në Formula 1 duke barazuar rekordin e Michael Schumacher. Dhe në fakt 2 yjet e sportit botëror gjetën mundësinë për të komunikuar mes tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Britaniku mbeti i mahnitur nga paraqitja e fundit e quarterbackut të famshëm dhe në Instagram Story postoi një foto të Brady me mesazhin: ‘Ky njeri vazhdon të më habisë. Tom Brady je G.O.A.T(Greatest Of All The Times). Jam krenar për ty, vëlla. Dhe tani, forca në Super Bowl’, një dedikim special e spontan që vetë Brady e ripublikoi duke iu përgjigjur Hamilton: ‘Unë më i miri? Pikërisht si ty, Lewis’.
Sfidanti.al