Partizan fito “Derbin” me Tiranën, harro  “masakrën” e Ballshit

Edhe presidentët kanë stilin e tyre kur “luajnë” para mikrofonit dhe Gaz Demi, presidenti kampion në fuqi,  ka një stil lakonik në populizmin e tij, për më shumë, shqipja e tij e futbollit nuk është kulmi i oratorisë, por një mesazh i qartë për t’u kuptuar..Në prag të ndeshjes Derbi,  së cilës ia   zbukurojmë pemën me më shumë lodra se sa  meriton , edhe pse prej vitesh jemi të dënuar që fituesi dhe humbësi duken sikur kanë ndarë rolet në “përjetësi”. Presidenti Demi , ka “zbritur” i pari në stadiumin “Arena”, si për të ndezur derbin e radhës me një intervistë, mbi të cilën kemi “vjedhur” këtë  intervistë ndryshe…

  • Pse humbjen me Bylisin e quani masakër , kur ishte një leksion i denjë për kampionët e pamotivuar ?
  • Realisht mund të them se ishte një maskaër , sidomos në pjesën e dytë. Fola me çunat dhe akoma më vrasin veshët justifikimet e tyre..
  • Nëse nuk përbën sekret, çfarë thanë çunat që s’paskan patur faj  ?
  • Jo po ishte fusha e keqe, jo po na bëri terreni të keqen këtë herë. Jo po dhe ..arbitri
  • Sa keq…s’paskan kuptuar se Bylisi është ekip që luan fort dhe në sulm si në fushë të mirë ashtu dhe në  të keqe?
  • Bylisi ka meritë, nuk ka dyshim. Por edhe tanët nuk mbetën pas…
  • Kjo fraza që dëgjuan futbollistët para Derbit se, fanella e Partizanit ka peshë mbi supe, përmban histori të Shqipërisë, është si një simulant drogues ?
  • Nuk jam psikolog, por unë e di mirë se çfarë duan të dëgjojnë futbollistët, që të zgjohen pas një ëndrre të  keqe…
  • Po ky Lerda që shkeli tokën “e kuqe” me betimin se do të këshillohej për çdo gjë me drejtor Olsi Ramën?
  • Akoma nuk i keni harruar ato furçe ? Le ta gjykojnë teknikët se sa vlen puna e Lerdës. Mos dëgjoni ca menaxherë që bëjnë ‘llapa-llapa”..

Sfidanti . al