Intervistë imagjinare me trajnerin Starova

Nëse do të bëhej një klasifikim për trajnerin më të dashur pranë presidentëve,  nuk ka dyshim se ai quhet Sulejman Starova. Edhe nofka “Bobi” është një përkedheli e merituar  nga të qënurit ndryshe me kolegët e tjerë. Bile, për kujtesë, Starova ka dhënë një assist për të qënë presidenti Duka në fronin e futbollit, atëherë kur ishte sekretar i Federatës,por, disa gjëra janë të ndaluara të kujtohen. Edhe vetë “bobi”  e humbet me dëshirë rastin për të treguar “gabimin e jetës”.

– Iku Sormani, erdhi Starova dhe Partizani në delir me gola dhe me lojë. Më mirë trajner apo këshilltar?

– Kur je trajner i flet në vesh futbollit, kur je këshilltari i flet presidentit..

– Kjo do të thotë se trajnerët punojnë në një tokë të minuar?

– Nuk e shikoni se çfarë ndodhë! I kishin thënë Maganit: Hajde në Vlorë se do të bëjmë një ekip për të shkuar larg! Pas disa javësh, Magani kthehet në shtëpi.

– Dikush thotë se, në futbollin e sotëm është e ndaluar të jesh i lumtur?

– Nuk e di cili e ka thënë, por më duket sikur e kam thënë edhe unë. Ta themi me zë të ulët, harruat si ika herën e fundit nga Partizani.

– Keni frikë se mos na dëgjon presidenti Gaz Demi?

– Nuk jam më këshilltari, ku edhe të punosh bukur, puna nuk matet dhe mbetet abstrakte.

– Zoti është me ju! Më parë dëgjonim tifozët që thërrisnin me ironi “këshilltari”, ndërsa në “Elbasan Arena” festa mbante emrin “bobi”?

– Është bukur të mundësh Flamurtarin me 4 gola, të përjetosh edhe aksione që ndezin fantazinë, por festa nuk zgjat shumë.

– Keni qënë shef i futbollit, drejtor teknik, kështilltar, dhe keni veshur përsëri petkun e trajnerit. Po rolin e presidentit, kur do të provosh?

– Është një rol i ndaluar për mua dhe unë nuk I qahem fatit. Nuk të thonë “bobi” nëse do të isha në fron..

– Le të hapim thesin e harresës: presidenti Duka iu largoi nga Federata, sapo shkeli zyrën ovale, ngaqë e bezdiste “bobizmi” i futbollit?

– Më mirë ta dini kështu, sepse jo gjithmonë e vërteta bën golin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *