Cili urdhëroi “dënimin në ekran” të arbitrit Enea Jorgji ?

Enea Jorgji, arbitri i FIFA-s, protagonist jo i favorshëm për cilësinë e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, nuk foli me të drejtën e Zotit në fushë, nuk dha”dorën e artë” në një ndeshje që u shkërmoq edhe për meritë të tij, por paska  vazhduar paqartësinë e fushës edhe pas ndeshjes. Në një intervistë, të nesërmen e ndeshjes problematike, Jorgji shfaqet me bisturinë e kirurgut. Si ka mundësi kjo kurajo? Pyetja tundon logjikshëm, kur dihet mjaft mirë rregulli i hekurt i arbitrave për të heshtuar pas ndeshjeve. Gjesti i bujshëm “revolucionarizues” për të dale në publik, fill pas një ndeshje së cilës i kullojnë akoma plagët, nuk do të mirëpritej edhe nga shefat e huaj të arbitrimit.

Askush nuk beson se djaloshi i etiketuar me të ardhme ,do të ketë shkuar me koën dhe me këmbët e veta në një vend të ndaluar për gjithë kolegët e tij. Cila forcë madhore e ka detyruar arbitrin të rigjykojë për detaje të ndeshjes, një lloj anatomie e vonuar, pas vendimeve të dyshimta dhe kartonave me një trafik të ngatërruar.  Skenari nuk duket aq i çiltër dhe Jorgji është keqpërdorur nga pronarët e lojës. Një lojë që  maskoi shumë mëkate, meqë thembra e Akilit nuk mbeti në fushë, por te shkallët e stadiumit, ku u ndez dhuna ende e pashpjeguar qartë.  Enea Jorgji është falur në “kishë”, duke mos i treguar “prifitit” të gjitha mëkatet e ngjarjes, që humbi shinat edhe për shkak të tij. Edhe familja e arbitrave është shqetësuar me shfaqjen e tij, ndonëse e dinë instiktivisht se si një “lepur” mund të bëhet “luan” nga fusha në ..ekran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *