Zoti Morati, Interi i ka paratë, por a dëshiron Mesi të vijë në Itali?!

Ish-presidenti dhe ish-pronari, i njohur si i dashuruar me yjet dhe si epror tolerant që nuk ndërhynte në punën e trajnerëve, mendon se ish-klubi i tij mund ta bëjë goditjen e shekullit. Masimo Morati beson se Interi i ka të gjitha mundësitë për të sjellë, jo më pak se, vetë Lionel Mesin në Serinë A, për të krijuar sërish duelin e famshëm me Kristiano Ronaldon, e për të synuar edhe më seriozisht titullin kampion. “Pronarët e rinj të klubit i kanë mundësitë financiare, po ashtu edhe aftësinë, – tha manjati i naftës, – natyrisht, unë nuk e di nëse Interi po vepron për këtë qëllim, pasi tani unë jam thjesht një tifoz”. Gjithsesi, Morati 75-vjeçar, më parë duhet të pyesë veten nëse Mesi dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të vijë në Itali! Kjo është gjëja më e vështirë për t’u gjetur, dhe jo më kot Konte tha se “është më lehtë të zhvendosësh (katedralen) Duomon sesesa të largosh Mesin nga Barcelona”.

Sfidanti.al