Që përpara sesa skuadra të riniste sezonin në La Liga, e të luante ndaj Napolit, në “Kamp Nou” ishin duke bërë plane. Kupola drejtuese e Barcelonës me gjasë ka diskutuar gjatë për njeriun e stolit, dhe besohet se është përcaktuar “plani strategjik” për sezonin e ardhshëm. Kike Setien është kritikuar të paktën dy herë nga Lionel Mesi, dhe duket se nuk ka reputacionin e duhur mes lojtarëve, ndaj edhe presidenti Bartomeu po mendon për një emër më të kualifikuar. Mediat shkruajnë për dy kandidatura, Ronald Kuman dhe Maurisio Poçetino, ndërsa legjenda Ksavi Herandez ka deklaruar se është pak si herët për të, që të bëhet trajner i katalanasve. Për Poçetinon dihet mirë se ai ka qenë trajner i Espanjolin, dhe e ka shprehur hapur se nuk do të bëhet kurrë trajner i Barçës, pra mbetet Ronald Kuman, por problemi i madh është shtyrja e Kampionatit Europian për në 2021, dhe holandezi mbetet në stolin e kombëtares. Pra, si i bëhet deri verën e ardhshme?
Sfidanti.al