Turpi i Realit, “Lulja e Zidanit është vyshkur një herë e përgjithmonë”!

Këto janë fjalët e gazetarit të “AS”-it dhe tifozit të çmendur madrilen, Tomas Ronsero. Këto fjalë ai i deklaroi pas eleminimit të rëndë të Realit në fushën e Alkojanos në Kupën e Mbretit, dhe i botoi gazeta “AS” në mbulimin e saj direkt të ndeshjes. Ishte një katastrofë nga ato me shkronja të mëdha, që flet shumë për demoralizimin e plotë të skuadrës me emrin më të madh në futbollin botëror. Disfata iu imponua nga një ekip i kategorisë së tretë, në një stadium me kapacitet me më pak se 5 000 spektatorë (dhe që ishte bosh), dhe i një qyteze me rreth 60 000 banorë, më pak sesa mban “Santiago Bernabeu”.

Reali dominoi pjesën e parë duke mbajtur topin 77.6 për qind (!!!), por e fitoi vetëm 1-0 pas golit të Militaos në 44. Pas pushimit, Zidan ndjeu rrezikun dhe hodhi në fushë Benzemanë në 66’ në vend të Marianos, por barazuan vendasit në 80’ me golin e Solbesit. Reali deshi penallti në 88’, por Kupa e Spanjës nuk e ka futur ende në funksionim VAR-in. Në kohën shtesë Zidani hodhi në fushë Hazarin dhe Krosin, por nuk bëri dobi, madje as kur Alkojano mbeti me 10 lojtarë sepse Ramosi mori të kuq në 109’. Në minutën e 115-të ngjau tronditja e madhe pasi Huanan shënoi për 2-1 për vendasit.

“Madridi shkruajti një nga faqet që të skuq faqen më shumë se çdo gjë tjetër, – shkruajti Ronsero, – Alkojano zbuloi gjithë turpet e një ekipi në rënie të plotë, dhe që nuk ka zëvendësues për të qenë. Zidani e ka ç’aktivizuar një skuadër që ka humbur dëshirën dhe krenarinë për fanelën. Morai i Alkojanosit e turpëroi Realin edhe pse luajti me një lojtar më pak. Duket sikur viti 2021 ka përfunduar tashmë. Kjo është një katastrofë. Lulja e Zidanit është vyshkur një herë e mirë!”

Sfidanti.al