Tifozët e Paris SG i njohin fajtorët, 5 emra që rrezikojnë!

Disfata e rëndë ndaj Realit nuk mund të kalojë aq lehtë. Edhe një klub francez, pa traditën e duhur në Champions, nuk do t’i lejojë vetes të përfundojë në pikë të hallit siç i ndodhi PSG-së ndaj Madridit, sidomos në ndeshjen e dytë. Mediat franceze dhe ato spanjolle raportojnë se janë 5 emra “të sinjalizuar” nga tifozët, dhe besohet edhe nga klubi.

I pari, trajneri Unai Emeri, i marrë me këshillën dhe objektivin e veçantë: Fito Championsin. Trajneri bask bëri gabime në zëvendësime, edhe në “Bernabeu”, edhe në “Park dë Prensis”, dhe sidomos ndërrimi i Mbapesë me Lasana Diarranë tregoi kompleksin e tij dhe të skuadrës përballë kampionëve të Europës.

Të shënjestruar të tjerë janë Marko Verrati, Dani Alvesh, Edinson Kavani, por edhe Kilian Mbape, i marrë për 180 milionë euro. Ata nuk përballuan dot nivelin e lartë të kundërshtarëve, dhe në mungesë edhe të Nejmarit, luajtën shumë dobët. Pritet që në verë të ketë ndryshime në Paris.

Sfidanti.al