Lionel Mesi arriti të shënojë golin e tij të 600-të në karrierën e tij profesioniste, ndërkohë që statistikat kanë zbuluar se cilët ekipe janë viktimat e tij më “të dashura”.
Mesi më shumë gola i ka shënuar Seviljes (29), të pasuar nga Atletiko e Madridit (28) dhe Reali i Madridit (25). Në ndeshjet ndërkombëtare, viktimat kryesore të tij janë Selltiku dhe Milani – nga tetë.
Me ekipin përfaqësues të Argjentinës, Leo më shumë gola, nga katër, ka shënuar kundër Venezuelës, Uruguait, Brazilit, Ekuadorit dhe Paraguait.
Sfidanti.al