Siti në prag të përjashtimit nga Championsi, kur do të ndodhë?!

Dëmi duket se është bërë dhe UEFA nuk do të kursehet. Nga Nioni i Zvicrës vijnë lajme se Mançester Siti do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, për shkak të atyre që quhen shkelje të rregullave të Lojës së Ndershme Financiare. Klubi anglez ka vendosur menjëherë të apelojë në KAS një vendim të mundshëm, veçse përjashtimi është thuajse e sigurt se do të vijë.

Gjithsesi, se kur do të përjashtohet Siti, kjo varet nga koha kur merret vendimi nga UEFA, dhe kur jepet pastaj vendimi nga KAS-i në Lozanë. Gazetat angleze shkruajnë se përjashtimi mund të jetë i vlefshëm jo për këtë sezon të Championsit, por për tjetrin, pra në 2020-2021. Nëse kjo ndodh, atëherë vendi i pestë në Premier Ligë (duke marrë të mirëqenë se Siti do të dalë në një nga katër vendet e para), do të kualifikohej.

Sheikët që kanë investuar në Mançester mbeten me shpresë, pasi kjo vdes e fundit, ndërsa Pep Guardiola për momentin ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. Trajneri katalanas mund të jetë i sigurt se edhe sezoni që vjen do të jetë si ai që shkoi, pra me pjesëmarrje në Premier Ligë dhe në Champions, me synim për të fituar titujt e mëdhenj. Verën e ardhshmë, Pepi do të ketë kohë të mendojë për lëvizjen e radhës.

Sfidanti.al