S’e mban sekret Guardiola: Mesi i bën më të mirë edhe trajnerët!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, gjatë karrierës së tij, ka pasur mundësinë që të bashkëpunojë dhe të stërvisë Lionel Mesin, kështu që ai i njeh mirë kualitetet e këtij futbollisti argjentinas, për të cilin ai nuk i kursen fjalët e mira dhe komplimentet. Guardiola, sa herë që i jepet rasti, e pranon se ai është shumë i entuziazmuar nga Mesi, një futbollist që, sipas tij jo vetëm që ndihmon ekipin, por përmirëson edhe trajnerët!

“Unë kam përshtypjen se Mesi e ka përmirësuar çdo trajner që ka bashkëpunuar me të. Ai ka një aftësi të tillë që t’i bëjë më të mirë të gjithë përreth tij”, tha Guardiola, duke folur për Botërorin e ardhshëm të Rusisë.

“Cilësia e Mundialit do të varet nga guximi i trajnerëve. Nëse ata do të mendojnë që të luajnë një futboll sulmues, atëherë, kjo do të jetë një gjë e mirë”, vuri në dukje ai.

Sfidanti.al