Ronaldo nuk ndalet dhe “Zonja e Vjetër” marshon edhe në Kupë!

Dikur thuhej se “në pranverë vjen Juvja e Trapatonit”, por kjo e Sarrit ka nisur të vijë që në dimër. Kampionia e Italisë e ka lënë shumë larg tashmë humbjen e hidhur ndaj Lacios në finalen e Superkupës së Italisë, ndërsa hodhi hapin tjetër, kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës. Ndaj Romës në stadiumin “Alianc” të Torinos, i mjaftoi vetëm një pjesë loje, vetëm 45 minutat e para, kur shënoi 3 gola dhe mbylli çdo diskutim. Kristiano Ronaldo në 26’, Rodrigo Betankur në 38’ dhe Leonardo Bonuçi në 45’+2 vendosën ndeshjen në “shina”, ndërsa edhe golin e katërt e shënuan vendasit, një autogol i Bufonit.

Roma arriti vetëm të reagojë pas pushimit kur shkurtoi diferencën në 50’, por nuk bëri dot më shumë se kaq. Florenci dhe Kolarov ishin pranë golit të dytë për kryeqytetasit, por u ndaluan pikërisht nga Bufoni. Në gjysmëfinale, Juvja do të luajë me fituesin e duelit Milan-Torino. Trajneri i Romës, Fonseka, thoshte se problemi kryesor për ekipin e tij është mentaliteti dhe mungesa e ambicies, por besohet se është edhe diferenca në cilësi mes dy ekipeve. Trajneri vendas, Sarri, vendosi që Ronaldo duhej të luante, ndërsa “tridhëmbëshi” nuk ishte I plotë, sepse në vend të Dibalës ishte Dagllas Kosta.

Sfidanti.al