Zlatan Ibrahimovic u kthye në Serinë A dhe menjëherë u ndje efekti i pranisë të tij në kampionatin italian të futbollit. Suedezi lka zhvilluar 2 ndeshje si titullar me Milanin ka shënuar 1 gol dhe kuqezinjtë kanë fituar 6 pikë që i ngjallin ëndrrën për pjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Por efekti Ibrahimovic po ndihet edhe jashtë fushave të lojës.
Para pak fditësh, sulmuesi 38 vjecar postoi në rrjetet sociale një foto të tij duke i dhënë jetë asaj që u pagëzua si #Ibrachallenge. ‘C…. guardi’ shkruante Ibrahimovic duke cituar veten e tij gjatë një interviste duke oiu drejtuar me jo shumë mirësjellje një gazetari
I pari që e pranoi këtë sfidë ishte pikërish ish shoku i tij i skuadrës te Milani, kevin Prince Boateng që në profilin e tij në Instagram postoi një foto të tij në shoqërinë e Pulgar me të njëjtin mesazh duke i bërë ‘tag’ Lukakut, Balotellit dhe Ribery. Tani mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të pranojë i pari #Ibrachallenge.
sfidanti.al