Protesta dhe futbolli, kur nuk punon as “telefoni pa tel”

Policia e Shtetit nuk mori përsipër të garantonte sigurinë e një finaleje të vërtetë, siç ishte dueli i Kategorisë së Parë, Kamza-Besëlidhja. Në një hark kohor prej vetëm 2 orësh gjithçka u shkatërrua sikur të mos kishte asnjë vlerë. Qindra e mijëra tifozë u larguan nga stadiumi, dy skuadra që ishin përgatitur prej kohësh për një finale të tillë ikën të zhgënjyera, dhe po ashtu mediat që mbulonin aktivitetin, pa folur për mijëra njerëz që ishin duke e ndjekur takimin në televizor.

Lajmërimi nga policia u bë në orën 12:00 të ditës së djeshme, vetëm dy orë përpara ndeshjes, dhe arsyeja e tërheqjes së forcave të rendit duket se ishte për shkak të protestës së sotme të opozitës (duket se policët nuk donin të lodheshin shumë dy ditë rresht).

Nga gjithë kjo komedi turpi, i humbur ka dalë futbolli, por edhe është zbuluar sërish fakti se në Shqipëria nuk ka një sistem drejtësie që të mos lejojë këto skandale. Në çdo vend tjeër normal në Europë apo tjetërkund, edhe vetë shteti ka frikë të shkelë rregullat pasi paguan, ndërsa këtu mund të anulohet gjithçka edhe vetëm 2 orë para se të luhet futboll. Edhe vetë Federata, në lajmërimin e saj, është “as mish, as peshk”, duke mos sqaruar se i kujt ishte faji.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *