Fabian Fetel, vëllai më i ri i pilotit të Ferarit, Sebastian Fetel, është ylli dhe shpresa e re e Formulës 1. Qëkur Feteli i ri filloi që të konkurronte në garat e Kupës Audi TT, opinioni publik gjerman shpreson se, një ditë, edhe Fabiani do të mund të garojë më dinjitet në Formulën 1 dhe se, përsëri, do të funksionojë një tandem i ri vëllezërish, si dikur, në kohën e Mihael dhe Ralf Shumaherit. Kështu, krahas të birit të Mihael Shumaherit të lavdishëm, Majkut 18-vjeçar, edhe Fabiani, gjithashtu 18-vjeçar, po e ndërton gradualisht karrierrën e tij si pilot dhe ka filluar që të tërheq vëmendjen e opionin publik.
Në ndryshim nga disa versnikë të tyre, si për shembull, Lens Strol, që, qysh tani, konkurojnë në garën aitonobilistike më elitare, Majku dhe Fabiani po ecin hap mbas hapi. Shumaheri i ri, këtë sezon, po piloton në Formulën 3, ndërsa Fabiani, deri pak kohë më parë, i ka dhënë kartingut. Në fillim të këtij sezoni, ai debutoi në Kupën Audi TT që është ndër garat që shërbëjnë se uvertura për në garat më prestigjioze.
Sfidanti. al