Zhoze Murinjo u gëzua aq shumë mbas kualifikimit të Mançester Junajtidit për në finale të Ligës së Evropës, pasi ekipi i tij barazoi 1-1 në “Old Traford” në ndeshjen revansh gjysmëfinale të kësaj Lige, me Selta Vigon, ndërsa ndeshjen e parë jashtë e kishte fituar 1-0, saqë habiti shumëkënd. Kështu, mediumet, me këtë rast, menjëherë, i kujtuan Murinjos një deklaratë që ai kishte bërë më 2013: ‘Nuk e dua Ligën e Evropës, ajo është një zhgënjim i madh për mua. Nuk dua që lojtarët e mi të konsiderojnë se Liga e Evropës është një konkurrim i denjë për neve!”. Në fakt, “speciali” portugez, mbas përfundimit të ndeshjes së lart[ërmendur, u pa mjaft i lumtur dhe e tregoi me veprime konkrete gjendjen e tij emocionale.
Sidoqoftë, duhet të vihet në dukje konteksti kohor, në kuadrin e të cilit ai e bëri deklaratën e mësipërme. Në korrik 2013, Murinjo u kthye në “Stemford Brixh”, duke pasuar Rafa Benitezin që, si trajner i përkohshëm i “bluve”, në maj 2013, e udhëhoqi Celsin drejt triumfit në Ligën e Evropës. Murinjo, në një përpjekje të qartë për ta nënvlerësuar arritjen e trajnerit spanjoll (Benitez), i dha, atëkohë, Bi-Bi-Si-së deklaratën e mësipërme.
Sfidanti.al