O Zot mbaje lidhur engjëllin ! Iniesta palalajmëron largimin nga Barca

Legjenda e Barcelonës dhe një nga mesfshorët më të mirë në futbollin e sotëm, Andres Iniesta, paralajmëroi largimin e tij nga klubi katalonjës, nëse ai nuk do të përmbushë një kusht të vetin. Në një prononcim që bëri këto ditë në një radio spanjolle, ai vuri në dukje se do të vazhdojë të qëndrojë më Barcelonën vetëm, nëse do të mund të japë maksimumin nga vetja.

“Unë akoma nuk e kam vendosur, nëse do të qëndroj te Barcelona. Nëse do të vendos që të qëndrojë, atëherë, do të më duhet që të jap 200 për qind nga vetja për ekipin dhe, nëse do të largohem, kjo do të thotë se unë nuk jam në gjendje që të jap maksimumin. Pikërisht, duke pasur këto dyshime, unë akoma nuk e kam marr vendimin. Gjatë dy viteve të ardhshëm, unë do ta kem shumë të vështirë që të konkurroj për një vend në formacion, pasi në klubin tonë kanë ardhur futbollistë klasi, ndërkohë që unë mendoj se Kutinjo mund të më zëvendësoj shumë mirë mua, pasi ai zotëron të gjithë kualitetet që duhen”, vuri në dukje Iniesta.

Sfidanti.al