Në Angli i kanë vënë detyrë Sitit që të fitojë Championsin

Llogaritë po bëhen që tani dhe po shihet se mund të jetë sezoni i duhur. Në Europë nuk duket për momentin një skuadër më e fortë dhe më në formë sesa Mançester Siti dhe mediat angleze i bëjnë thirrje Pep Guardiolës që të ngrihet në lartësinë e duhur dh eta fitojë Championsin. Analiza është e thjeshtë, Reali e Barcelona janë keq e më keq, Juventusi nuk ka qenë kurrë ndonjë rival kaq i madh, ndërsa edhe vetë Bajerni i shkëlqyer i Mynihut po kalon vuajtje jo të vogla këto kohë. Pra, përse të besuarit e Guardiolës të mos shfrytëzojnë rastin dhe formën që kanë për të arritur triumfin më të madh në histori. “Qytetarët” janë shkëputur në Premier Ligë, po shënojnë gola lirshëm e nuk po pësojnë, ndërsa Ruben Dias është kthyer ne një “siguresë” në mbrojtje. Prova e parë do të jetë këtë të mërkurë në fushën e Mynshengladbahut, por gjithsesi analistët në Angli nuk duhet të harrojnë se në Ligën e Kampionëve është edhe një tjetër skuadër që di diçka sesi fitohet ky trofe, Liverpuli.

Sfidanti.al