Murinjo çmendet për Suarezin: A mjaftojnë 150 milionë euro?

Kjo është pyetja që Zhoze Murinjo i bën Barcelonës. Trajneri i famshëm kërkon me patjetër Luis Suarezin tek Mançester Junajtid, dhe siç është krejt normale në Angli, nuk kursehet përpara asgjëje. Plot 150 milionë euro është oferta e përgatitur nga portugezi për “djajtë e kuq”, sipas asaj që informon tabloidi “San”.

A do të mjaftojnë kaq shumë para? Nëse klubet angleze kanë dështuar, kjo ka ndodhur vetëm kur yjet që ata kanë dashur, nuk kanë pasur të njëjtën “ndjenjë”. E provuan me Mesin, Ronaldon, Nejmarin, ndonëse u eci me të tillë si Pogba apo Aguero.

Çfarë do të ndodhë me Këpucën e Artë të Europës? Pavarësisht nga çmenduritë e Murinjos (rroga e ofruar duhet të jetë faraonike), uruguajani vështirë të largohet nga Barcelona, ku kënaqet shumë si pjesë e treshes MSN, dhe ku e ka të garantuar të fitojë trofe të mëdhenj.

B. Kuka