Mesazh interesant i Nejmarit: Në Paris një revansh ferr dhe ..real !

Reali i Madridit me dy golat që shënoi në 10 minutat e fundit në ndeshjen e parë të Champions-it kundër PSZH-së, arriti që ta fitoi të gjithë ndeshjen 3-1, duke e vendosur, kështu, veten në një pozitë të favorshme para ndeshjes revansh në Paris. Sidoqoftë, ndeshja e dytë që do të luhet, më 6 mars, në përgjithësi, nuk do të jetë e lehtë për “mbretërorët” dhe këtë e paralajmërojnë edhe nga kampi i “të shenjtëve” që, gradualisht, po e marrin veten nga goditje që pësuan, duke paralajmëruar një lojë ofensive në ndeshjen revansh që do të mund t’u sjellë atyre kualifikimin për në çerekfinale të Champions-it.

Me këtë rast, u prononcua edhe Nejmari që vendosi një postim interesant në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet hapur se PSZH-ja do të bëjë gjithçka që ta arrijë kualifikimin për në çerefinale të Champions-it: “Zoti im, të falendëroj për të gjithë momentet që unë po përjetoj në futboll, sidomos ato të vështirat. Unë kurrë nuk kam thënë se udhëtimi i ardhshëm do të jetë i lehtë, por do të jetë dinjitoz”, shkroi Nej.

Sfidanti.al